Skena të pabesueshme janë raportuar në Majorka, Spanjë, pasi vendasit kanë dëbuar turistët nga plazhet në një përpjekje për të ‘shijuar’ vendin e tyre.
Në një video shihet një grua e ulur, ndërsa një vendas u bërtiste turistëve që të largohen.
Një tjetër banor, me flokë të gjata dhe tatuazhe, shihet duke u shpjeguar pushuesve të pakënaqur se “turistët kanë pushtuar plazhin”, përpara se t’ua bëjë me shenjë që të largohen.
Protestuesit brohoritën dhe u tallën ndërsa vizitorët largoheshin nga plazhi. Protestuesit e tjerë u panë duke mbajtur pankarta me shkrimin “Kujdes, ne jemi të zemëruar”.
Më shumë se 200 aktivistë zbritën në Caló des Moro, një vend i preferuar i influencuesve dhe turistëve për të larguar turistët.
/abcnews.al