Numri i civilëve të vrarë në konflikte është rritur me 72% në vitin 2023, njoftoi sot Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk, duke shprehur shqetësimin për rritjen e madhe të përqindjes së grave dhe fëmijëve.
“Në vitin 2023, të dhënat e mbledhura nga shërbimet e mia tregojnë se numri i vrasjes së civilëve në konfliktet e armatosura është rritur me 72%.
Është alarmante të shohësh se shifrat tregojnë se përqindja e grave të vrarë në vitin 2023 është dyfishuar dhe ajo e fëmijëve është trefishuar në krahasim me një vit më parë ”, tha Turk.
Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se situata e të drejtave të njeriut në Bregun Perëndimor, përfshirë Jeruzalemin Lindor po përkeqësohet në mënyrë dramatike.
Turk tha se nga tetori deri më 15 qershor, 528 palestinezë, 133 prej tyre fëmijë, u vranë nga forcat izraelite të sigurisë ose kolonët, në disa raste duke ngritur “shqetësime serioze për vrasjet”.
/abcnews.al