Pritjes i ka ardhur fundit. Boston kthehet sërish në “olimpin” e basketbollit amerikan, duke fituar titullin kampion për herë të 18-të në historinë e tij të ndritur në NBA. Një tjetër rekord ky për Celtics, që mbyllën 4-1 serinë e finaleve kundër Dallas Mavericks, teksa në sfidën e pesët mes këtyre dy skuadrave nuk pati aspak histori.
Boston u kthye në “TD Garden”, ku kishte fituar dy ndeshjet e para, ndërsa në dy të tjerat në transfertë, një e fitoi dhe një e humbi. Përpara tifozerisë së shtëpisë, Celtics imponuan rezultatin 106-88, falë një tjetër paraqitje spektakolare të dyshes Jayson Tatum dhe Jaylen Brown.
I pari iu afrua tre shifrave dopjo me 31 pikë, 11 asist dhe 8 topa në tabelë, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, teksa thuajse në të njëjtin nivel ishte edhe Brown, që i shtoi fitores së vendasve 21 pikë, 6 asist dhe 8 topa të kapur në tabelë, me këtë të fundit, që arriti të siguronte edhe një një trofe personal, atë të “MVP”, si lojtari më i mirë i finaleve.
Nga ana tjetër, për Mavericks nuk mjaftoi i zakonshmi, Luka Doncic. Me dy shifra dopjo 28 pikë dhe 12 asist, slloveni bëri gjithçka për të mbajtur në lojë skuadrën e tij, por pa sukses, pasi në fund e gjithë festa ishte për Boston Celtics, që kthehen te trofeu i NBA pas 16 vitesh pritrje, duke thelluar gjithashtu rekordin si skuadra më e titulluar në basketbollin amerikan. /i.m /abcnews.al