Zjarr në një spital në Iran, 9 të vdekur

schedule11:11 - 18 Qershor, 2024

schedule 11:11 - 18 Qershor, 2024

Nëntë persona vdiqën në orët e para të së martës, si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një spital në veri të Iranit. Sipas burimeve, spitali ka 250 shtretër, nga të cilët 142 ishin pacientë të shtruar në momentin kur shpërtheu zjarri.

Në nëntor 2023, një zjarr shkatërroi një qendër të drogës në Langarud, një qytet tjetër në të njëjtën provincë, duke shkaktuar 32 viktima.

Në qershor 2020, një shpërthim i fuqishëm në një klinikë në veri të Teheranit vrau të paktën 19 persona.

/abcnews.al