NATO: Vizita e Putinit në Korenë e Veriut dëshmon varësinë e Rusisë nga regjimet autoritare

schedule09:16 - 18 Qershor, 2024

schedule 09:16 - 18 Qershor, 2024

Vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Korenë e Veriut të martën dhe të mërkurën do të jetë provë e “varësisë” së Rusisë nga regjimet autoritare, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Kjo tregon shkallën në të cilën presidenti Putin dhe Moska janë tani të varur nga vendet autoritare në mbarë botën.

Miqtë e tyre më të ngushtë dhe mbështetësit më të mëdhenj të përpjekjeve ruse të luftës, luftës së agresionit janë Koreja e Veriut, Irani dhe Kina”, u tha shefi i NATO-s gazetarëve, duke nënvizuar gjithashtu se Rusia tani po “shkel sanksionet” ndaj Koresë së Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!