“Këto janë beteja, lufta s’ka mbaruar akoma”, Bejko tregon bisedën me Bashën: Pse u zgjodh një qasje soft në komunikimin publik

schedule20:42 - 17 Qershor, 2024

schedule 20:42 - 17 Qershor, 2024

TIRANË- Për Roland Bejkon, Gjykata e Apelit në vendimin që mori për t’i dhënë vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës nuk është bazuar në fakte, por në perceptime.

“Gjykatësi nuk gjykon me perceptim, por gjykon mbi faktet. Ne bëmë shumë punë më atë vulën bë zgjedhjet e 2023”, tha ai.

Gjatë diskutimit në studion e “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, Bejko u pyet se pse Lulzim Basha zgjodhi një profil më të ulët, në vend të përballjes me krahun e Sali Berishës, për këtë ai dhe këtë mendim, ndërsa zbuloi një bisedë që ka zhvilluar sot me Bashën.

“Unë kam qenë në linjën e politikës së përditshme, të vërtetë në fakte dhe vizionare. Basha zgjodhi një rrugë soft. Kam patur një debat që e kam bërë sot me Bashën. Ideja është këtu, këtë e kam diskutuar dhe në kryesi, kam kërkuar daljen e Bashës në media, organizmin e debateve në media etj”, tha ai.

Ai theksoi se heshtja e Bashës, ka qenë një qasje e këshilluar nga strategjistët e komunikimit për të afruar elektoratin, i cili ishte mërzitur me sherrin brenda Partisë Demokratike.

“Strategjistët e komunikimit këshilluan se rruga më e mirë  për të ofruar atë elektorat, që është anti-Berishës, por i mërzitur dhe i thyer nga sherri në PD, do duhej një qasje më soft, me qëllim që dilej nga konflikti. Unë kam qenë të strategjitë që ta bllokonim kundërshtarin në dalje. Këto janë beteja, nuk është lufta, lufta s’ka mbaruar akoma, lufta do dhe një vit”, tha ai./ abcnews.al