“Kundër Italisë do të jetë e vështirë”, Unai Simon: Objektivi ynë është vetëm fitorja

schedule19:16 - 17 Qershor, 2024

schedule 19:16 - 17 Qershor, 2024

Me përfundimin e sfidave hapëse, të Kampionatit Evropian të futbollit, skuadrat kanë nisur përgatitjet për përballjet e xhiros së dytë, të fazës së grupeve, të Euro 2024, ku padyshim një prej ndeshjeve më spektakolare deri në këtë pikë të kompeticionit, Spanjë-Itali, me “La Furia Roja” dhe “Të Kaltërit”, që do të përballen në “Veltins Arena”, mbrëmjen e 20 qershorit.

Këtë të hënë kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për këtë sfidë dhe siç e do zakoni gjatë mesditës u zhvillua edhe një konferencë për shtyp, nga ku “gardiani” spanjoll i portës, Unai Simon, i cili theksoi se i gjithë fokusi i tyre është te kjo përballje dhe se ndryshe nga Kroacia, ndaj Italisë do të jetë shumë më e vështirë të shënojnë shumë gola

“Kundër tyre është gjithmonë e vështirë, rezultatet janë gjithmonë të kufizuara. Të fitojmë ndaj tyre është një objektiv për ne, ndërsa për tifozët do të vazhdojë argëtimi. Të jetë një ndeshje për t’u gëzuar, sigurisht që duam t’i mposhtim, nuk ka eufori për fitoren e madhe ndaj Kroacisë”,- u shpreh “gardiani” i Athletic Bilbao. /i.m /abcnews.al