Një numër yjesh të Hollivudit kryesuan një fushatë për Presidentin Joe Biden, duke ndihmuar në mbledhjen e 28 milionë dollarëve për zgjedhjet e nëntorit që ata i quajnë si një nga më të rëndësishmet në historinë e SHBA.
Aktorët Julia Roberts, Barbra Streisand dhe George Clooney janë vetëm disa nga yjet e famshëm të Hollivudit që performuan në skenë në Teatrin Peacock me 7100 vende në Los Anxhelos të shtunën mbrëma, raporton AP.
Prezantuesi i këtij eventi, prezantuesi televiziv Jimmy Kimmel, intervistoi Biden dhe ish-presidentin amerikan Barack Obama, dhe të dy thanë se sa e rëndësishme është të fitosh përballë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të këtij viti.
Gjatë paraqitjes së Bidenit në emisionin e njohur televiziv ‘Late Night’, Kimmel e pyeti presidentin nëse Amerika vuante nga amnezia për kandidatin republikan presidencial, për të cilën Biden u përgjigj: “Gjithçka që duhet të bëjmë është të kujtojmë se si ishte kur Trump drejtonte në Shtëpia e Bardhë”./abcnews.al