Shkeli perimetrin e sigurisë ujore, bllokohet mjeti lundrues në Dhërmi. Gjobitet drejtuesi

schedule16:09 - 16 Qershor, 2024

schedule 16:09 - 16 Qershor, 2024

Një gomone është bllokuar në Palasë ndërsa drejtuesi i saj është gjobitur me shumën 100 000 lekësh të rinj për shkak se shkeli perimetrin e sigurisë, duke vënë në rrezik pushuesit në plazh.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe patrullat tokësore, do të vijojnë monitorimin dhe kontrollin e të gjithë zonave bregdetare, me qëllim sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë pushuesit.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. Çdo shkelje e konstatuar do të trajtohet sipas ligjit në fuqi, për të garantuar sigurinë dhe rendin në zonat bregdetare./abcnews.al