Peskov: Kremlini nuk ka asgjë për t’u thënë pjesëmarrësve të samitit zviceran për Ukrainën

schedule07:38 - 16 Qershor, 2024

schedule 07:38 - 16 Qershor, 2024

Rusia nuk do t’u dërgojë asnjë mesazh pjesëmarrësve të samitit të Zvicrës për Ukrainën dhe shpreson që herën tjetër konflikti të diskutohet në një ngjarje më konstruktive.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit. Dmitry Peskov.

“Ne nuk duam t’u përcjellim asgjë. Ne duam të mblidhemi herën tjetër për një ngjarje më të fokusuar dhe premtuese,” tha zyrtari i Kremlinit.

Autoritetet zvicerane planifikojnë të mbajnë konferencën për Ukrainën më 15-16 qershor në resortin Burgenstock. Berna ka ftuar më shumë se 160 delegacione, duke përfshirë ato nga G7, G20 dhe BRICS. Rusia nuk është ftuar.

Ministria e Jashtme ruse tha se mbajtja e kësaj ngjarje është një “rrugë drejt askund” dhe Moska nuk e sheh se Perëndimi dëshiron të hyjë në negociata të drejta. Në të njëjtën kohë, Rusia ka theksuar vazhdimisht se Moska nuk ka refuzuar kurrë të zgjidhë konfliktin me Kievin përmes bisedimeve të paqes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!