Janë padyshim favorit për fitimin e titullit kampion. “La Furia Roja” spanjolle ka kapitulluar totalisht kundërshtarë, teksa ka shënuar edhe golin e tretë, në sfidën e tyre të parë, në këtë rrugëtim të Kampionatit Evropian të futbollit.
Nga një aksion fantastik i skuadrës së tij ka përfituar maksimalisht anësori i mbrojtjes, Dani Carvajal, i cili me një goditje të saktë nga brenda zonës ka arritur të ndëshkojë portierin Livakovic, duke siguruar totalisht fitoren. Rezultati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al

