Janë të pamëshirshëm. Gjermania e Julian Nagelsmann po tregon se është padyshim mes favoritëve për të ngritur lart trofeun e Kampionatit Evropian të futbollit, para tifozëve të tyre, teksa në vetëm 26 minuta lojë kanë arritur të shënojnë tre herë.
Kësaj here në rrjetë ka përfunduar një goditje perfekte nga “ylli” i sulmit, Kai Havertz, i cili ekzekuton në mënyrë perfekte një 11-metërsh të fituar, nga Ilkay Gundogan, për të kapitulluar totalisht kundërshtarët skocezë. Rezultati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al
Penalltia e fituar nga Gundogan