Një tërmet i fuqishëm me madhësi 5.4 ka goditur Francën ditën sotme.
Agjensia franceze për zbulimin e tërmetit thotë se dridhjet e tokës kanë ndodhur në Francën e Jugut.
Ndërkohë, si pasojë e tërmetit është lënduar rëndë një person, thnë autoritetet, ndërsa shtojnë se janë duke hetuar dëmet që janë shkaktuar.
Agjensia tha se tërmeti ndodhi para mesditës së së hënës dhe epiqendra e tij ishte vendosur afër qytetit Montelimar në rajonin Auvergne-Rhone-Alpes.
Lëkundjet u ndjenë në Montpellier, Lyon, St Etienne, Grenoble, Avignon dhe Marseille./abcnews.al


