Britani, avancon ekstremi i djathtë/ Sondazhi: Partia e Nigel Farage kalon konservatorët

schedule12:28 - 14 Qershor, 2024

schedule 12:28 - 14 Qershor, 2024

Duket se sondazhet në Britaninë e madhe po marrin një tjetër drejtim, me fuqizimin e partive të ekstremit të djathte. Për herë të parë partia “reforma” e Nigel Farage ka kaluar për herë të parë në sondazhe partinë konservatore.

Konkretisht të dhënat e publikuara nga YouGov tregojnë se partia e ekstremit të djathtë renditet në vend të dytë me 19 për qind teksa partia e kryeministrit aktual Rishi Sunak është e treta me 18 për qind.

Ky shënon një moment të rëndësishëm në këtë proces elektoral, me mbështetjen e “reformës” që u rrit me 2 për qind për një kohë shumë të shkurtër.  Partia Laburiste e opozitës mbetet në vendin e parë me 37% mbështetje.

Duke komentuar këto rezultate, Rishi Sunaku shpreh se  votuesit duhet të kuptojnë se një votë për këdo që nuk është kandidat konservator është vetëm një votë për ta vendosur Keir Starmer në Nr 10.

Nigel Farage e ka shpallur Reformën në Mbretërinë e Bashkuar “partinë kryesore rivale ndaj laburistëve.

Ky zhvillim ka të ngjarë të jetë një shqetësim për konservatorët, të cilët i frikësohen kryqëzimit në sondazhe, që kur Nigel Farage u kthye në politikën e vijës së parë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!