VIDEO/ Supergoli i Çekiçit i dyti, një tjetër më i bukuri i javës në Slloveni

schedule17:12 - 11 Nëntor, 2019

schedule 17:12 - 11 Nëntor, 2019

20 gola të shënuar në Slloveni në fundjavë, dy prej golave mbajnë emrin e Endri Çekiçit. Mesfushori me tipare sulmuesi, i përfshirë në listën e pritjes së kombëtares shqiptare, golin e parë e realizoi me një goditje dënimi.

Olimpija Ljubjana mposhti 2-0 Tabor Sezana dhe pogradecari ishte protagonist edhe me një penallti të humbur. Në Slloveni ndërkohë kanë përzgjedhur edh tre golat më të bukur të javës dhe në podium është edhe i Çekiçit.

Goli më i bukur është ai i shënuar nga lojtari i Celje, Zan Benedicic, me një predhë të lëshuar nga rreth 35 metra. I dyti ishte i mesfushorit shqiptar, ndërsa vendin e tretë e ka zënë Luke Bobicanca. Ky i fundit shënoi direkt nga këndi. /abcnews.al