Detaje të reja janë zbadhur nga arrestimi i efektivit në Himarë, Festim Xhafaj. Ai ishte shpallur në kërkim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) që me 10 maj.
Dyshohet se ai ka kryer disa vepra penale, përndjekje, dhunë në familje dhe mosbindje të urdhrit të punonjësit të policisë.
Gjithashtu, dyshohet se Xhafaj se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një punonjëse të policisë në Komisariatin e Vlorës.
Konkretisht, më 5 maj, Xhafaj ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në “Transballkanike” me automjet punonjësen e policisë duke përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë.
Nga këqyrja e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta, thikë e biçak./abcnews.al