Kishin humbur kontaktet në kanionin e Gjipesë, shpëtohen dy turistët belgë

schedule20:01 - 13 Qershor, 2024

schedule 20:01 - 13 Qershor, 2024

Dy turistë belgë janë shpëtuar në kanionin e Gjipesë, midis Himarës dhe Dhërmiut.

Çifti i turistëve, të moshës 50 vjeç, kishin humbur kontaktet mëngjesin e së enjtes.

Menjëherë u organizua ekipi i zjarrfikësve të Himarës që bënë të mundur nxjerrjen e tyre me anë të litarëve për shkak të terrenit të vështirë.

Policia thotë se ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!