Bie mbështetja për Kurtin/ Ahmeti për sondazhin e NDI: Albini i ka shpallur luftë ndaj sindikatave. Situata ekonomike e rënduar

schedule16:30 - 13 Qershor, 2024

schedule 16:30 - 13 Qershor, 2024

Një sondazh i fundit i realizuar nga organizata amerikane Instituti Demokratik Ndërkombëtar (NDI), tregon se Lëvizja Vetëvendosje ka pësuar një rënie të madhe në besueshmëri.

Sondazhi, i cili është realizuar këtë muaj, pavarësisht se e ka vendosur të parën Lëvizjen Vetëvendosje të kryeministrit Albin Kurti, ka treguar se partia në pushtet ka një rënie prej rreth 14 për qind nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021

Lidhur me këtë, Bardh Ahmeti nga PSD ka thënë për “Ballkan Update” se ky sondazh vërtetohet edhe nga situata ekonomike në Kosovë, e cila që nga qeverisja e Albin Kurtit është rënduar gjithmonë e më tepër.

Sakaq, ai ka theksuar se Kurti i ka shpallur luftë dhe sindikatave, pasi qasja e tij e ashpër ndaj tyre ka një ndikim negativ për vendin.

“Për bindjen time dhe për bindjen e PSD, Lëvizja VetëVendosja do duhet të ishte shumë më poshtë se kaq dhe në sondazhe dhe në zgjedhje. Mundet ta vëreni se në Kosovë, situata ekonomike është rënduar shumë dhe përkundër krejt premtimeve që ka pasur qeveria Kurti. Për shembull, një nga premtimet që ka pasur qeveria Kurti është që do i heq TVSH për produktet elementare si buka, mielli, ndërkohë, çmimi i tyre është rritur më shumë.

Kemi qasje tepër të ashpër me shumë organizimi në Kosovë, për shembull, sindikatat kanë qene bashkëpunëtore të Lëvizjes VetëVendosja. Por gjëja e parë që ka bërë Kurti kur ka ardhur në pushtet është lufta ndaj tyre. Madje, sindikatës së arsimit që është më e madhja në Kosovë, i ka shpallur luftë direkt. Pra, lufta kryesore në këto tre vite të Kurtit ka qene me sindikatat e punëtorëve”, tha ai./abcnews.al