Gjendet e djegur një grua në Greqi, nisin hetimet

schedule14:43 - 13 Qershor, 2024

schedule 14:43 - 13 Qershor, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një grua është gjetur e djegur pranë vendit të quajtur Chora, Kythira.

Gjatë hetimeve në zonë, autoritetet kanë gjetur pranë trupit, çakmak dhe lëndë djegëse. Trupi i viktimës është identifikuar nga bashkëshorti, 60-vjeçarja drejtonte një dyqan suvenirësh.

Policia greke po heton të gjithë skenarët e mundshëm, dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ekzaminimi mjekoligjor pritet të zbardhë gjithashtu edhe shkaqet e vdekjes së saj.

/abcnews.al/