Analisti Frrok Çupi e cilëson kryeministrin Edi Rama si një strate të kujdesshëm. Në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, teksa po flitej për 33 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, analisti shtoi se Rama ka treguar se nuk i do koalicionet por shkëlqen me mënyrën se si fiton.
“Ajo çfarë shikoj te Rama është se është i kujdesshëm në sensin strategjik. I përpunon krizat, situatat sidomos në qendrën e civilizimit që është Evropa dhe funksionon duke ditur që është në një realitet të caktuar. Njerëzve iu duket arrogant, por arroganca shpeshherë është e keqkuptueshme se sidomos Rama në jetën e tij ka qenë realizues më shumë sesa përkëdhelës për entorazhin. Marrim krizat e sotme që përjeton Evropa dhe si shfaqet Rama përpara tyre. Gjithë veprimet në PS i lexoj si refleksion të tyre. Partitë në Francë treguan se janë të shkëlqyera për të bërë koalicione por nuk shkëlqejnë në arritjen e fitores. Ndërsa Rama i qëndron skenës tjetër, që nuk e do koalicionin por ama shkëlqen në mënyrën pë të fituar zgjedhjet. Shkëlqen në mënyrën për të bindur njerëzit.”, u shpreh analisti./abcnews.al