Stoltenberg: NATO mund të marrë përsipër koordinimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë

schedule19:38 - 12 Qershor, 2024

schedule 19:38 - 12 Qershor, 2024

NATO do të marrë përsipër koordinimin e dërgesave të ndihmave ushtarake në Ukrainë, një rol i mbajtur më parë nga SHBA, në një përpjekje për të ruajtur mekanizmin në rast të zgjedhjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë vlerësoj se ministrat do të miratojnë një plan që parashikon që NATO të marrë përsipër koordinimin e ndihmës (ushtarake) dhe trajnimit në Ukrainë,” u tha Jens Stoltenberg gazetarëve në prag të një takimi dy-ditor të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

Anëtarët e Aleancës janë duke rritur veprimet kundër përpjekjeve të Rusisë për të destabilizuar vendet e tyre, sipas Stoltenberg.

“Aleatët po ndërmarrin veprime vendimtare, duke vazhduar me arrestime dhe procedime ligjore kundër veprimeve armiqësore në vendet e NATO-s – me sabotim, akte dhune, sulme kibernetike dhe dezinformim si karakteristika kryesore”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, duke siguruar se “ Veprimet e Rusisë nuk do të na pengojnë të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!