Partia Socialiste mbush sot 33 vjet nga dita e themelimit dhe e divorcit me të shkuarën komuniste.
Socialistët qeverisin në mënyrë të paprecedentë në një mandat të tretë rresht, ndersa i katërti duket më shumë se një mundësi.
Sidomos nën drejtimin e kryeministrit të fundit Edi Rama, vendi ka përjetuar transformim dhe përjetuar reforma të forta si ajo e drejtesisë. Por dita e sotme është edhe ditë reflektimi për gati 20 vitet që ata kanë qeverisur jo rrallë dhe me gabime e difekte të forta, Shqipërinë.
“Në fakt, atmosfera festive në selinë e PS, tanimë ka nisur. Vetëm pak momente më parë, ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama. Kjo festë e sotme ku pritet të përcillen edhe mesazhe, vjen me vendosjen e Kongresit ditën e djeshme, që u caktua më 20 korrik. Jemi një vit paraz gjedhjeve parlamentare të 2025. Dita e sotme do të shërbejë edhe si një moment reflektimi nga ana e socialistëve”, raportoi gazetarja e ABC News, Fjona Xhafaj./abcnews.al