Tentoi të fuste në Shqipëri 36 000 paunde pa i deklaruar, procedohet penalisht 47-vjeçarja

schedule14:15 - 12 Qershor, 2024

schedule 14:15 - 12 Qershor, 2024

entoi të fuste në Shqipëri, rreth 36 000 paunde, pa i deklaruar, procedohet penalisht 47-vjeçarja.

Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Rinas, në hyrje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases me shtetësi shqiptare dhe angleze, ku u gjetën rreth 36 000 paunde, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për 47 vjeçaren. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e paundeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!