Një 70-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së martës në Vlorë, pasi një banesë e braktisur u përfshi nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu”.
“Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një banesë të braktisur.
Si pasojë e flakëve, është djegur dhe ka humbur jetën shtetasi rreth 70 vjeç (endacak), i cili ishte futur në banesën që u përfshi nga flakët.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.