Vuçiç iu përgjigjet kritikave për “kuvendin gjithëserb” duke akuzuar Ambasadën amerikane

schedule18:17 - 11 Qershor, 2024

schedule 18:17 - 11 Qershor, 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka akuzuar të martën Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Sarajevë se ka “shkaktuar krizën” në Bosnje e Hercegovinë.

“Si, ku dhe prej kur shkruhet diku se prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e entiteteve”, shkroi Vuçiç në llogarinë e vet në Instagram.

Me këtë, ai iu referua çështjes nga maji i vitit 2023, kur SHBA-ja deklaroi se prona e shtetit të Bosnje e Hercegovinës mund të zgjidhet me ligj shtetëror, e jo me ligj entiteti.

Ai kërkoi nga partnerët amerikanë, siç i quajti ai, t’i përgjigjen se si “kanë ardhur në përfundim dhe në bazë të cilit akt, se prona është e autoriteteve qendrore, dhe jo e entiteteve, siç është shkruar në Marrëveshjen e Dejtonit”.

Vuçiç shtoi se për këtë, ndër të tjera, ata “kanë marrë pjesë në shkaktimin e krizës në territorin e Bosnje e Hercegovinës”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!