Një shtetas malazez është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste në Shqipëri përmes Pikës Kufitare të Morinës, 15 mijë euro të padeklaruara.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi” të 49-vjeçarit, u gjetën 15 000 euro.
Malazezi po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.
Për 49-vjeçarin, banues në Ulqin, rëndon vepra penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”./abcnews.al