Konsiderohet padyshim, si gurpi i “ferrit”, në këtë Evropian. “Legjionarët” tanë do të masin forcat, me më të mëdhenjtë e kontientit në Gjermani, duke filluar që nga Spanja e Kroacia, e deri te kampionët në fuqi të kompeticioni, Italia, teksa ndaj “Të Kaltërve”, të Luciano Spalletti do të nisin edhe rrugëtimin e tyre, më 15 qershor.
Mirëpo, i vështirë grupi nuk është vetëm për “Kuqezinjtë” tanë, por edhe për kundërshtarët, teksa së fundmi një koment të shkurtër e ka bërë edhe “arkitekti” i mesfushës së Italisë, Jorginho, i cili për faqen zyrtare të UEFA theksoi se ky grup do të jetë ai që do të dhurojë spektakël në Euro 2024, si foli me superlativa për shokun e tij të skuadrës, “bomberin” e sulmit, Gianluca Scamacca.
“Po, është një grup i vështirë me ekipe të mëdha. Është një grup që do të na mbajë të zënë, por ne do të luajmë fort sepse edhe ne jemi një ekip i madh. Mendoj se do të jetë një shfaqje e shkëlqyer për ata që e duan futbollin. Mund t’i besojmë Scamacca, ai mund të na japë shumë. Ka cilësi dhe potencial për të na ndihmuar. Ne presim shumë nga ai, si dhe nga të tjerët, ai duhet të japë më të mirën dhe të vihet në dispozicion të ekipit sepse në fund rëndësi ka grupi dhe ekipi”,- u shpreh mesfushori i Arsenal dhe Kombëtares së “Kaltër”. /i.m /abcnews.al