Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Berisha apo Basha kryetar? Gjykata tërhiqet për vendim për vulën e PD. Debatet në gjyq

schedule10:04 - 11 Qershor, 2024

schedule 10:04 - 11 Qershor, 2024

TIRANË –  Gjykata e Apelit është tërhequr në dhomën e këshillimit për dhënien e vendimit përfundimtar për gjyqin e vulës së Partisë Demokratike.

Gjykata e Apelit pritet të vendosë se kujt do t’i japë vulën dhe logon e partisë, gati 6 muaj pasi Gjykata e Lartë i kërkoi të vendosë përfundimisht për këtë çështje. Beteja brenda forcës me të madhe opozitare për drejtimin e kësaj partie vazhdon prej me shumë se dy vjetësh.

Trupi gjykues që po shqyrton çështjen e vulës së Partisë Demokratike përbëhet nga relatore Alma Ahmeti, ndërsa anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro.



PD e Rithemelimit u përfaqësua nga Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia, ndërsa PD e Bashës nga Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa.

Parashtrimet e palëve në Gjykatën e Apelit:

Përfaqësuesit e Rithemelimit: Kërkojmë të mos legjitimohet si palë përfaqësuesit e PD së Bashës.

Rezart Kthupi: Gjykata e Apelit ka për detyrë të vendosë se kush i ka tagrat e përfaqësimit të Partisë demokratike, grupi i Rithemelimit apo Enkelejd Alibeaj, që në atë kohë ishte kryetar i komanduar i PD. Në proces ka vetëm një palë, Partia Demokratike, dhe tagrin në gjykatë për ta përfaqësuar Partinë Demokratike duhet ta vendose Gjykata e Apelit.

Indrit Sefa: Ne mendojmë që thelbi i çështjes është se kush i ka tagrat e përfaqësimit të PD. Dhe ne mendojmë që autorizimin për te përfaqësuar Partinë Demokratike e ka Enkelejd Alibeaj pasi u komandua kryetar i PD nga Lulzim Basha.

Në lidhje me kërkesën e Rithemelimit, i cili kërkoi të legjitimojë si palë përfaqësuesit e PD-së së Bashës, trupa e gjyqtarëve do të shprehet në fund të gjykimit. Seanca gjyqësore në Apel vijoi me debate, ku secili krah parashtroi argumentet e veta.

Debati gjyqësor mes palëve:

Rezart Kthupi: Formulari për firmat e thirrjes së Kuvendit nga Rithemelimi në dhjetor 2023 ka problem, sepse nuk provohet me kartë identiteti shoqëruese që i pranishmi të jetë ai që ka firmosur. Lista e delegatëve të Kuvendit të Rithemelimit nuk burojnë nga dokumente zyrtare të Partisë demokratike. Me datë 11 dhjetor duhet të kishte thirrje për Kuvendin Kombëtar të PD kur ishte edhe afati 30 ditor, por nuk rezulton të jetë bërë. Rezulton se individët që morën pjesë në Kuvendin e Rithemelimit u regjistruan në bazë të një kodi Qr, por nuk ka një akt procedural për një listë finale dhe procedurat e ndjekura.

Indrit Sefa: Gjyqtari Agron Zhukri, që dha vendimin në favor të grupit të Rithemelimit nuk ka patur dosjen pjesë të gjykimit dhe vendimi është në kundërshtim me ligjin. Kërkojmë pushimin e këtij gjykimi dhe prishjen e vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri, të dhënë me datë 25.03.2022.

Ivi Kaso: Anëtarësia shpreh vullnet dhe ndërton organet në parti. Ankuesi thotë se “po s’deshi kryetari i partisë nuk ndodh asgjë”. Sipas statutit 1/4 e mbledh Kuvendin, ky mekanizëm është përdorur për të mbledhur Kuvendin. Edhe në bazë të statutit të vitit 2018, me kërkesën e 1/4 të delegatëve mblidhet Kuvendi. Në baze të statutit asnjë kryetar nuk pengon dot mbledhjen e Kuvendit, si organi më i lartë vendimmarrës. Ankuesi pretendon që gjyqtari Agron Zhukri ka gjykuar pa dosje. Në procesverbalin e seancës se Zhukrit thuhet se u administrua praktika e dosjes së Partisë Demokratike dhe të gjitha dokumentet. Ankuesi s’ka qenë në shqyrtim. Të gjitha provat shkresore tregojnë të kundërtën e asaj që pretendon ankuesi. Përfundimisht kërkojmë mos pranimin e ankimit të Enkelejd Alibejat dhe lënien në fuqi të vendimin e shkallës së parë të dhënë nga Agron Zhukri.

Rezart Kthupi: Kërkojmë prishjen e vendimit të dhënë nga Agron Zhukri dhe pushimin e gjykimit. Dhe gjykata e lartë thotë nuk ka dy palë, por vetëm një palë, Partia Demokratike e Shqipërisë.

Ivi Kaso: Mospranimin e ankimit dhe lënien në fuqi të vendimit të dhënë nga Agron Zhukri.

Gjykata: Mbyllet shqyrtimi gjyqësor/ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!