Sot, planeti Mërkur do të kalojë përpara Diellit, duke e errësuar atë në një pjesë të vogël të syve tanë.
Rreshtimi i rrallë i tre planetëve, Tokë, Diell dhe Mërkur, do të jetë i mundur të vëzhgohet plotësisht nga Amerika Qendrore dhe Jugore.
Edhe në qiellin e Europës do të jemi në gjendje të vëzhgojmë këtë fenomen të jashtëzakonshëm, kalim i cili do të zgjasë 5 orë e gjysmë, duke filluar nga ora 13:35 deri në orën18:04.
‘Vallëzimi i Mërkurit’ përpara Diellit mund të shihet me teleskop ose me dylbi me filtra diellorë dhe si dukuri do të përsëritet në vitin 2032.
Mërkuri është planeti më i vogël në Sistemin Diellor . Ai ndodhet rreth 57.9 milion km larg nga Dielli dhe ka një diametër prej ‘vetëm’ 4878 km.
Temperatura minimale e sipërfaqes arrin -180 °, ndërsa temperatura maksimale arrin + 430 °.
Një vit në Mërkur zgjat 88 ditë sepse, duke qenë më afër Diellit, ai rrotullohet rreth tij më shpejt: kjo është arsyeja pse në Tokë kohëzgjatja e vitit diellor është 365 ditë, ndërsa në Mërkur është shumë më e shkurtër./abcnews.al