Kremlini: Do të monitorojmë nga afër zgjedhjet e parakohshme në Francë

schedule12:14 - 10 Qershor, 2024

schedule 12:14 - 10 Qershor, 2024

Kremlini tha sot se do të monitorojë nga afër zgjedhjet e parakohshme në Francë, duke pasur parasysh atë që e përshkroi si qëndrimin e “hapur armiqësor” të udhëheqjes franceze ndaj Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia po monitoronte rezultatet e zgjedhjeve europiane, në të cilat partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike shënuan fitore të mëdha.

Raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare në Francë do të mbahet vetëm pas tre javësh, më 30 qershor, kurse raundi i dytë më 7 korrik, pak javë para Lojërave Olimpike.

Sipas Financial Times, kjo është një lëvizje me një rrezik të madh për presidentin francez, i cili tashmë kishte humbur shumicën e tij parlamentare nga zgjedhjet e mëparshme në 2022.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!