Ashtu siç ishte parashikuar, e djathta Ekstreme fitoi më shumë terren dhe pushtet në Zgjedhjet Parlamentare Europiane.
Fronti Nacional i Marine Le Pen në Francë arriti të marrë dyfishin e votave krahasuar me Partinë e Presidentit Emmanuel Macron. Pas këtyre rezultateve Presidenti Francez njoftoi në një fjalim drejtuar Kombit se po shpërndante Asamblenë Parlamentare duke shpallur kështu zgjedhje të parakohshme të cilat do të mbahen me dy raunde në 30 qershor dhe 7 korrik.
Edhe në Gjermani, vendin me numrin më të lartë të eurodeputetëve me 96 nga 720 vende në parlamentin Europian, partia e Ekstremti të Djathtë Alternativa për Gjermaninë arriti që të mundte social demokratë e Olaf Scholz duke marrë mbi 16% të votave. Partia e kancelarit Scholz u rendit force e tretë me 13.9 të votave ndërsa në krye dolën Konservatoret e CDU – CSU te Ursula Von der Leyen, me mbi më shumë se 30% të votave.
E djathta Ekstreme kryesoi zgjedhjet për Parlamentin Europian edhe në Austri ndërsa pritet qe diçka e tille te ndodhe edhe ne Itali me partine e Kryeministres Giorga Meloni. Qendrat e votimit ne Shtetin fqinje sapo janë mbyllur ne orën 23.
Ne rezultatet e përgjithshme paraprake deri me tani nuk ka surpriza. Grupi me I madh i qendrës se Djathte, Partia popullore Europiane ka arritur te siguroje 186 vende, partia e Socialisteve dhe Demokrateve ka arritur te siguroje 133 vende ndërsa, RenewEurope 82 vende.
Parlamenti Europian lidh direkt qytetaret e Unionit me institucionet e Bashkimit Europian.
Këto zgjedhje ne unionin 27 anëtarësh u konsideruan si tejet te rëndësishme duke pare pas pasqyrën e 5 viteve te fundit ku Bashkimi Europian është përballur me pandeminë e Covid 19, nisjen e luftës Rusi Ukraine, valen e e emigracionit te paligjshëm dhe ndryshimet e shpejta Klimatike.
/abcnews.al/