Plazhi publik i Talës/ Këtë vit, më i frekuentuari nga pushues vendas e të huaj

schedule17:36 - 8 Qershor, 2024

schedule 17:36 - 8 Qershor, 2024

Pastërtia e ujit, hapësirat e bollshme publike, shërbimi dhe çmimet e lira janë arsyet që e bëjnë plazhin e Tales në Lezhë ndër më të frekuentuarit për pushuesit.

Efekt

Numri i turistëve që zgjedhin Talen vitet e fundit ka ardhur duke u rritur. Ky plazh është i preferuari i familjarëve pasi përshtatet më së miri me kërkesat e tyre.

“Ngaqe e kemi afër na pëlqen, cmimet janë të lira, plazhi është i pastër. Mund ta vendosësh cadrën ku ta duash. Ne kemi ardhur të dielën që kaloi. Do rrimë edhe një javë”

“E frekuentoj vazhdimisht meqenës e kam edhe afër. Vi cdo vit gati në këtë vend. Hapësira është e madhe, pastërtia, çmimet janë më të lira.”

Bizneset kanë operuar duke përmirsuar shërbimet, ndërsa kostot e lira për disa ditë pushime tërheq gjithnjë dhe më shumë pushues familjarë drejt Tales.

“Njerëzit ndihen rehat, janë familjarë, ndihen komodë duke qenë se ka hapësira publike, krahasuar me Shëngjinin cmimet janë shumë të lira.”

Në Tale po i jepet përparsi mirëmbajtjes së hapësirave publike dhe shtimit të siperfaqeve të tyre.

“Fokusi jonë ka qenë pjesa e hapësirave publik, duke parë dhe frekuentimin në masë të kësaj vije bregdetare. Është një ndër plazhet më të bukura të Adriatikut.”

Pushuesit nga Kosova, Tirana dhe rrethinat e Lezhës janë besnikët e Talës që çdo vit e zgjedhin për të kaluar pushimet, ndërsa këtë sezon pritet që të ketë flukse edhe më të shtuara./abcnews.al