Dy shtetas gjeorgjianë janë shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për mashtrimin e një exchange.
Ka qenë pronari i pikës së këmbimit valutor që ka denoncuar në polici se dy të huajt e kishin mashtruar, duke këmbyer një shumë parash nga lekë në euro, me kartëmonedha të falsifikuara.
Ngjarja ka ndodhur me datë 1 qershor, ku dy gjeorgjianët kanë këmbyer këmbyer 40 milionë lekë në 40 000 euro, me kartëmonedha të falsifikuara.
Ata janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”./abcnews.al