Një cisternë që transportonte karburant është përmbysur në autostradën kombëtare Athinë-Korinth.
Menjëherë është ngritur alarmi nga autoritetet pasi ka pasur edhe shpërthime të forta.
Si pasojë e këtij incidenti në këtë aks u krijua radhë e gjatë kilometrike. Autoritetet kanë ndërhyrë për të devijuar qarkullimin dhe për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.
/abcnews.al/


