Hong Kong, qëndruan ulur gjatë himnit kombëtar të Kinës, tre të arrestuar

schedule21:33 - 7 Qershor, 2024

schedule 21:33 - 7 Qershor, 2024

Tre persona u arrestuan pasi kthyen shpinën dhe qëndruan ulur kur u luajt himni kombëtar i Kinës përpara ndeshjes kualifikuese të Hong Kongut në Kupën e Botës kundër Iranit.

Sipas policisë, u arrestuan dy burra dhe një grua. Tre të arrestuarit ishin midis moshës 18 dhe 31 vjeç.

Nëse shpallen fajtorë, ata përballen me tre vjet burg dhe një gjobë rreth 6,000 euro.

/abcnews.al/