VIDEO/ “Kuqezinjtë” dhurojnë spektakël, Bajrami-Laçi “çorodisin” mbrojtjen azere

schedule20:47 - 7 Qershor, 2024

schedule 20:47 - 7 Qershor, 2024

Ishte padyshim një gol spektakolar. Vetëm 7 minuta pas goli të dytë të sfidës, “Legjionarët” tanë kanë arritur të gjejnë edhe golin e tretë përballë përfaqësueses së Azerbajxhanit, kësaj here në një mënyrë spektakolare.

Një aksion i magjishëm nga dy fantazistët e mesfushës, Nedim Bajrami-Qazim Laçi është finalizuar më së miri nga ky i fundit, me “yllin” e Sparta Prague, që merr topin nga Bajrami dhe e dërgon në rrjetë me një goditje të fuqishme brenda zonës. Rezultati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN