Putin-Perëndimit: Rusia mbetet ekonomikisht e fortë, pavarësisht sanksioneve të paligjshme

schedule15:45 - 7 Qershor, 2024

schedule 15:45 - 7 Qershor, 2024

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se ekonomia e Rusisë është e fortë, pavarësisht ‘sanksioneve të paligjshme’.

“Pavarësisht të gjitha pengesave dhe sanksioneve të paligjshme, Rusia mbetet një nga liderët ekonomikë në botë. Vendet mike, ato që nuk i janë bashkuar sanksioneve kundër Moskës, përbëjnë tre të katërtat e qarkullimit tregtar të ndërsjellë të Rusisë”, tha Putin.

Vendet duke përfshirë Indinë dhe Kinën kanë forcuar lidhjet ekonomike që kur Putin filloi luftën e tij në Ukrainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!