SHBA sanksionon “Los Lobos”, bandën famëkeqe të Ekuadorit

schedule15:10 - 7 Qershor, 2024

schedule 15:10 - 7 Qershor, 2024

Qeveria amerikane miratoi sanksione ndaj një karteli që vepron në Ekuador dhe liderit të tij, njoftoi Departamenti Amerikan i Thesarit në një deklaratë për shtyp.

Banda e Los Lobos (“The Wolves”), e drejtuar nga Wilmer Giovanni Chavarria Barry, i njohur gjithashtu me pseudonimin “Pippo”, konsiderohet tani si lideri në trafikun e drogës dhe kryesisht përgjegjës për valën e dhunës që përfshiu vendin e Amerikës latine.

Banda dyshohet se ofron mbrojtje për korridoret e përdorura nga karteli i Gjeneratës së Re të Jalisco (CNQ) të Meksikës për trafikimin e kokainës dhe gjithashtu orkestruan vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio vitin e kaluar, sipas deklaratës së Departamentit të Thesarit të SHBA-së.

Në shkurt, Uashingtoni vendosi sanksione ndaj një bande tjetër të fuqishme në Ekuador, Los Choneros.

Sipas ministrisë së financave, banda e Los Lobos, e cila tani ka mijëra anëtarë, fillimisht besohej të ishte një grup ekzekutimi që punonte për bandën e Los Choneros.

Dhuna e krimit të organizuar në Ekuador ka mbushur titujt ndërkombëtarë në janar, kur persona të maskuar sulmuan një studio televizive me armë zjarri gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, disa ditë pas një pengmarrjeje masive të rojeve të burgut.

/abcnews.al