Një shpërthim në një dyqan në Rumaninë verilindore të premten plagosi të paktën 13 persona, duke përfshirë katër në gjendje të rëndë, thanë autoritetet.
Ekipet e urgjencës dërguan një njësi të lëvizshme të kujdesit intensiv në vendngjarje në qytetin e Botosanit. Katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë dhe dy të intubuar.
Nuk dihet menjëherë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, as nëse të plagosurit ishin klientë apo anëtarë të stafit.
Kryetari i bashkisë së Botoşanit, Cosmin Andrei, i tha kanalit rumun Antena 3 se shkaku i shpërthimit mund të ketë ardhur nga furnizimi me gaz në dyqan./abcnews.al