Një 36-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Wanted 2”.
Elson Guni është i akuzuar nga autoritetet spanjolle, për vjedhje me dhunë.
Gjykata Provinciale e Geronas, Spanjë, e ka dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.
Arrestimi i tij, u krye me qëllim ekstradimin në Spanjë.
Operacioni u finalizua nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Pronës në DVP Tiranë./abcnews.al