Operacioni “Territori i pastër”/ Goditen disa raste të kultivimit të drogës në vend, në kërkim 4 persona

schedule12:26 - 7 Qershor, 2024

schedule 12:26 - 7 Qershor, 2024

Policia e Shtetit ka goditur disa raste të kultivimit të lëndëve narkotike në vend në kuadër të operacionit të koduar “Territori i pastër”. Nga kontrollet në qarqet Shkodër, Kukës dhe Vlorë, u zbuluan dhe asgjesuan 6065 bimë kanabisi.

Në kërkim u shpallën katër vëllezër, ndërsa janë vënë nën hetim katër të tjerë.

Më konkretisht, në fshatin Mazhar të Selenicës u zbuluan 741 bimë narkotike në proces tharjeje. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim katër persona, vëllezër, të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve. Nën hetim është vënë edhe kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjeve për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në fshatin Zahrisht të Hasit u zbuluam 1570 bimë narkotike. Për këtë, u proceduan në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit dhe inspektori i pyjeve për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Ndërsa në njësitë administrative Postribë dhe Toplanë të Shkodrës u asgjesuan 3754 bimë narkotike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!