Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje me dron nga aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit VIII.
Ai ka njoftuar në rrjetet sociale se është hapur qarkullimi i automjeteve.
“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, është hapur tashmë për qarkullimin e automjeteve”, ka shkruar Rama krahas pamjes nga rruga e pajisur me të gjithë sinjalistikën rrugore.
Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thane është një nga më të rëndësishmit në vend, pjese e korridorit VIII. Itinerar është Durrës – Elbasan – Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari. Ky aks rrugor lidh zona me rëndësi si portin e Durrësit me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë etj. Gjatësia totale e këtij aksi rrugor është 50.12 km./abcnews.al