Vrasja e recepsionistit në Dhërmi/ Karamuço: Normalisht që ka pasur bashkëpunëtorë, nuk mund të kryhej vetëm

schedule09:00 - 7 Qershor, 2024

schedule 09:00 - 7 Qershor, 2024

Policia ka arrestuar dy persona, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët dyshohen se ndihmuan bashkëpronarin e hotelit Gerald Shehun për të fshehur trupin e pajetë të 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi.

Lidhur me këtë ngjarje, ka folur në emisionin “ABC e Mëngjesit”, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i cili ka thënë se kjo vrasje normalisht që kishte bashkëpunëtorë, pasi nuk mund të kryehej vetëm.

Ai ka theksuar se duhen bërë kontrolle gjatë rrugës se do të thotë që trupin e kanë hedhur diku.

“Normalisht që kishte bashkëpunëtorë, sepse nuk mund t’i bënte vetëm ai. Trupi në momentin që goditet, rrit peshën dhe gjithçka. E dyta, ku e çove? Nëse ka gjak në makinë do të thotë që ti e ke çuar diku. Ajo makina që është gjetur në Sarandë. Po shikosh, nëse personi ka bërë ndonjë devijim gjatë rrugës, se do të thotë që e ka hedhur diku. Duhet të kontrollohet e gjitha vija rrugore, ajo pjesa anësore përtej karrexhatave”, u shpreh Karamuço./abcnews.al