HIMARË- Gjendet një turiste franceze, e cila ishte zhdukur që në orën 10 të mëngjesit të kësaj të enjteje.
Shërbimi zjarrfikës i Himarës me alpinistët kanë kërkuar në malin e Çikës dhe e kanë gjetur në fshatin Iljas. Nga pamjet që ka shpërndarë Policia, shihet se turistja franceze ka marrë lëndime në pjesët e gjymtyrëve.