Merrnin ryshfet për të kaluar qytetarët drejt BE, gjykata e Tiranës konfirmon masat e sigurisë për Enea Sulejmanin dhe efektivët e Rinasit

schedule11:35 - 6 Qershor, 2024

schedule 11:35 - 6 Qershor, 2024

Gjykata e Tiranës konfirmoi masat e sigurisë për të hetuarin Enea Sulejmanin dhe punonjësin e komisaritit të Rinasit, Briken Terziun, duke i lënë ata në arrest në burg pa afat gjatë hetimeve që po kryhen.

Masat e sigurisë mbetën të pandryshuara edhe për punonjësit e tjerë, në “arrest shtëpie” Sokol Xhikën, Ermal Mesin dhe Aris Drini. “Detyrim paraqitje” është vendosur për Ylli Prençi, Rei Shenjtollin, Enkis Aliajn dhe Argil Hasën.

Eneo Sulejmanaj kishte lidhje të ngushta me efektivin Briken Tereziu, me të cilin bashkëpunonte prej kohësh për kalimin ilegal të qytetarëve në Rinas.

Efektivët kryesisht kalonin qytetarë që nuk lejoheshin të futeshin në Shengen pasi ishin deportuar më herët, persona që kishin ekspulse si dhe kalonin fëmijë të mitur pa prokurën e njërit prej prindërve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!