OBSH konfirmon vdekjen e parë të një njeriu nga gripi i shpendëve në Meksikë

schedule09:04 - 6 Qershor, 2024

schedule 09:04 - 6 Qershor, 2024

OBSH ka konfirmuar vdekjen e një burri në Meksikë për shkak të infeksionit njerëzor me virusin e gripit të shpendëve A (H5N2). Ky është rasti i parë në botë. Viktima është një 59-vjeçar me disa patologji.

Rasti u raportua nga autoritetet meksikane më 23 maj. Bazuar në informacionin e disponueshëm, OBSH vlerëson rrezikun aktual që paraqet ky virus për popullatën e përgjithshme si “të ulët”.

Deri më 17 prill, burri po shfaqte simptoma, duke përfshirë ethe, gulçim, diarre dhe të vjella.

Sipas OBSH-së, lloji i virusit është i ndryshëm nga H5N1 më i zakonshëm që shkaktoi një epidemi në mesin e bagëtive në Shtetet e Bashkuara dhe që infektoi tre punëtorë të fermave të qumështit në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!