Presidenti rus Vladimir Putin siguroi të mërkurën se vendi i tij nuk ka “ambicie perandorake” dhe nuk po planifikon të sulmojë NATO-n.
“Mos kërkoni diçka që nuk ekziston, mos kërkoni për ambiciet tona perandorake. Ato nuk ekzistojnë”, u tha Putin gazetarëve të agjencisë së lajmeve kur u pyet nga AFP nëse flamujt e Rusisë moderne, Rusisë Perandorake dhe BRSS ishin ngritur përpara selisë së Gazprom në Shën Petersburg, ku u zhvillua takimi me gazetarët.
Putin shfrytëzoi rastin për të denoncuar perëndimorët që e akuzojnë se dëshiron të nisë një konflikt ushtarak me NATO-n, duke argumentuar se vendet e tyre duhet të përgatiten për këtë arsye.
“Ata shpikën se Rusia dëshiron të sulmojë NATO-n. Kush ka dalë me këtë marrëzi? Marrëzi”, tha ai.
Presidenti rus Vladimir Putin dënoi të mërkurën “asgjësimin e plotë të popullsisë civile” në Rripin e Gazës, ku forcat e armatosura izraelite kanë zhvilluar një luftë nëntë mujore kundër Hamasit si hakmarrje për një sulm të paprecedentë nga krahu ushtarak i lëvizjes islamike palestineze sektorët jugorë të territorit izraelit më 7 tetor.
“Ajo që po ndodh tani në Gaza në përgjigje të sulmit terrorist në Izrael nuk është aspak si lufta. Kjo është diçka si një asgjësim i plotë i popullatës civile”, u tha Putin gazetarëve.
“Ne po përpiqemi të ndikojmë sa më shumë që të mundemi” në drejtim të zgjidhjes së konfliktit, “përfshirë dimensionin humanitar”, vazhdoi zoti Putin./abcnews.al