Çështja “Beleri” dhe zgjedhjet në PE/ Kodheli: Greqia ka investuar në personin e gabuar

schedule21:08 - 5 Qershor, 2024

schedule 21:08 - 5 Qershor, 2024

TIRANË– Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Mimi Kodheli, duke analizuar çështjen “Beleri” dhe përplasjet mes Athinës dhe Tiranës, u shpreh se Greqia ka investuar në personin e gabuar.

Sipas saj, Greqia ka treguar një angazhim, i cili nuk duhet të merrte kaq shumë vëmendjes.

Sakaq, Greqia e ka kandiduar Fredi Belerin për zgjedhjet në Parlamentin Europian, por ndërkohë ai vazhdon të mbahen në burg për korrupsion zgjedhor në Himarë.

“Mendoj se Greqia ka investuar në personin e gabuar. Ka pasur një angazhim që jo domosdoshmërisht meriton kaq vëmendje.  Ka disa raste të cilat shfrytëzonin për të maksimalizuar diçka tjetër, që nuk kanë të bëjnë me individin. Himara nuk është kërthiza e botës. Procesi, vetoja, integrimi dhe qëndrimi I Greqisë është më kompleks se ajo e quajtura Himarë, por gjykoj se roli që këta dy zotërinjtë të kenë në Parlamentin Evropian, si do ta trajtojnë konfliktin shqiptaro-grek, për aq sa mund të quhet konflikt, kjo gjë duhet parë në vijimësi.”, tha ajo në “Real Story”./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!