Tashmë nuk ka më dyshime, Antonio Conte është zyrtarisht trajneri i Napolit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi napolitan. Conte ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare deri më 30 qershor 2027.
“Jam shumë krenar që trajneri i ri i Napolit është Antonio Conte. Antonio është një top trajner, një lider, me të cilin jam i sigurt se rithemelimi i nevojshëm mund të fillojë pas përfundimit të ciklit që na çoi në fitimin e skudetos vitin e kaluar pas shumë sezonesh në majat e futbollit italian, sot hapet një kapitull i ri i rëndësishëm në historinë e Napolit”, deklaroi presidenti Aurelio De Laurentis pas firmës.
“Napoli është një vend me rëndësi globale. Jam i lumtur dhe i emocionuar për idenë për t’u ulur në stolin blu. Sigurisht që mund të premtoj një gjë, do të bëj maksimumin për rritjen e ekipit dhe klubit. Përkushtimi im së bashku me atë të stafit tim, do të jetë totale”, tha Antonio Conte./ h.ll/abcnews.al