Rrëfehet violinisti Arben Kadesha: Im atë më shtyu drejt muzikës, kur e futa në Lice e ndjeja që jeta ime ishte violina

schedule09:07 - 5 Qershor, 2024

schedule 09:07 - 5 Qershor, 2024

Violinisti i njohur, Arben Kdesha ka rrëfyer rrugëtimin gjysmë shekullor me violinën. Ai ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate” se ishte babai që e shtyu drejt kësaj rruge të bukur të artit.

Arbeni ka thënë se i ati ishte i apasionuar pas koncerteve që në fillimet e krijimit të çeljes së tyre në Shqipëri.

Sa i përket, periudhës së studimeve në Liceun Artistik, ai e konsideroi shumë të bukur dhe serioze.

“Drejt muzikës më shtyu im atë, sepse kishte një lidhje shpirtërore me muzikën simfonike, por sidomos me muzikën operistike. Është një nga ata njerëz që përmendet akoma dhe ishte prezent në çdo premierë. Edhe unë kam në shtëpi një fletpalosje të operave dhe koncerteve të ndryshme, flas që në vitet ’50, kur unë nuk kisha lindur. Ai më shtyu, koncideoi që ishte nëndrejtor në Liceu e vjetër dhe kishte krijuar një marrëdhënie të afërt me profesorë dhe mësues të asaj kohe.  Unë nuk mbaj mend ndonjë shenjë timen, por ishte ai që më shtyu në fillim.

Ndjesia që të krijon Liceu, e ndjeje tashmë që jeta jote është art, është violina. Ishin vite shumë të bukura dhe shumë të dashura”, u shpreh artisti./abcnews.al